Një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Gjakovë është suspenduar për 72 orë pas dyshimeve të bazuara për rrjedhje të informatave zyrtare, njofton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, veprimi erdhi pas “veprimeve operativo-hetimore me qëllim të verifikimit të informatës”, të cilat çuan në identifikimin e zyrtarit të dyshuar.
“Policia e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë përformancës në punë, integritetit, disiplinës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së zyrtarëve policorë,” thuhet në njoftim.
Policia ka konfirmuar se veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me institucionet kompetente, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...