Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar dërgimin e të miturit B.M në Institucionin Edukativo-korrektues, për shkak të veprës penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një njoftimi për media,, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas përfundimi të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur Propozim shqiptimin e masës institucionale edukative, Dërgimi në Institucionin Edukativo-korrektues, për shkak të veprës penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Apple publikon iOS 26.5 beta 2 për iPhone
Gjurmët 210 milionë vjeçare të dinozaurëve tronditin shkencë...
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...