Dyshohet për mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës

12:13 | 16 Maj 2018
V. S.

 

Në Spitalin e Pejës, policia po dyshon se ka një mjet shpërthyes.

Për këtë arsye policia ka vendosur që të anulohen të gjitha vizitat në këtë spital.

Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarë në këtë spital, të cilët kanë treguar se është duke u hetuar situata.

“Policia është duke dyshuar se ka një mjet shpërthyer. I kanë anuluar të gjitha vizitat në spital dhe dy reparte tashmë janë zhvendosur për shkak të hetimeve”, ka thënë ky zyrtar./Indeksonline/

Të ngjashme