Dyshohet për mjet shpërthyes në aeroportin “Adem Jashari”

00:00 | 3 Qershor 2022

Një alarm për mjet shpërthyes dyshohet se është raportuar pak më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hyrë në pistën e fluturimeve për të bërë kontroll.

E kontaktuar nga arbresh.info, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara tha që pyetjet për këtë çështje t’i drejtohen Policisë së Kosovës

Në anën tjetër arbresh.info ka provuar të marr informacione zyrtare nga Policia e Kosovës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur./arbresh.info/