Policia e Kosovës njofton se dy vozitës në Gjilan e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe u janë marrë patent shoferët.
Sipas njoftimit të policisë, ata kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme, kanë identifiku dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, ku kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108 km/h, gjersa tjetri po në zonën 50 km/h tejkalon shpejtësin në 90 km/h”.
“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj dy kundërvajtësve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç, njërit në vlerë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej gjasht (6) muaj, gjersa ndaj kundërvajtësit tjetrë është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse për tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...