Dy vjet burgim dhe tre vjet ndalim të vozitjes për shoferin që mbyti këmbësorin në Viti

16:21 | 6 Nëntor 2019

Gjykata Themelore e Gjilanit ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj G.B., duke e dënuar me dy vjet burgim.

”I dyshuari me datë 01 korrik 2019 rreth orës 12:00 në fshatin Rimanishtë të Komunës së Vitisë, duke e drejtuar automjetin e tij të markës Golf, pa patentë shofer dhe duke mos i’u përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, ku shpejtësia ka qenë e paraparë 50 km/h, ndërsa në bazë të ekspertizës së komunikacionit i akuzuari ka zhvilluar shpejtësi 112 km/h, i cili me anën e djathtë të përparmë të veturës godet këmbësorin S.D., të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me ç’rast merr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por që nuk arrin të mbijeton dhe me datë 08 korrik 2019, ndërron jetë “- njofton Gjykata Themelore e Gjilanit.

Poashtu trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda e ka dënuar edhe tre vjet ndalim të vozitjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara