Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 22:00, janë djegur dy vetura në parkingun e një qendre tregtare në Veternik të Prishtinës.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit Jugu si dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
“Veturat e djegura janë njëra e tipit Reno Megano dhe tjetra Golf V. Përveç veturave që janë djegur pjesërisht nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Hoxha.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare