Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytetarë kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Pejë shuma të konsiderueshme të të hollave dhe dokumente identifikuese.
Në dy raste të ndara, policia ka bërë të ditur se Qytetari Elbasan Krasniqi, i cili ka gjetur njё shumё tё parave ne rrugën “Eliot Engel”, ( tek shtёpia e mallrave), paratë e gjetura i ka dorëzuar me datё 01.11.2024, nё Stacionin Policor nё Pejё, ftojmë personin i cili ka humbur paratё nё lokacionin e cekur mё lartё tё lajmërohet nё Stacionin Policor nё Pejё.
Qytetari Valmir Berisha, i cili kishte gjetur nё autobus nё te cilin punon, kuletën me para se bashku me dokumente identifikuese dhe njё kartel bankare, tё njëjtat i ka dorёzuar me datё 01.11.2024 nё Stacionin Policor nё Pejё, pas verifikimit tё dokumenteve ёshtё kontaktuar pronari dhe tё njëjtit pas procedurave iu janё kthyer paratё dhe dokumentet.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, falënderon qytetaret për veprimet e bëra dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjith...
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e...
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e drejtuesit të ...
Sttutgarti ankohet për pritjen në Serbi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas...