Dy aksidente mes disa automjeteve ka ndodhur në sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”, në të njëjtin lokacion.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se disa persona kanë marrë lëndime, shkruan Arbresh.info.
“Sonte në orët e mbrëmjes është raportuar për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostrades Veternik – Bresje 3. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjale për dy aksidente në të njëtin lokacion dhe janë të përfshirë disa automjete. Në këtë faze raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor.”, ka thënë Hoxha.
Tutje, ai ka kërkuar nga shoferët që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat.
“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; Nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, andaj kerkojme nga te gjithe pjesmarrsit, ne veqanti shoferet qe gjate qarkullimit ne rrugë te jene me te kujdesshem dhe te iu permbahen rregullave te percaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, ne te kunderten masa ligjore te ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia ne vazhdimesi.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...