Ylli ndërkombëtar i muzikës, me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka dhuruar një moment të veçantë në mbrëmjen e hapjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, duke u ngjitur në skenë së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa.
Të dy performuan këngën “Era”, një nga këngët simbolike të kulturës shqiptare, e cila u prit me entuziazëm nga publiku.
Pamje nga kjo paraqitje i ka ndarë në rrjetet sociale ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Në videon e publikuar nga ai, shihet Dua Lipa duke kënduar me emocion, përkrah babait të saj.
“Ku ka më mirë se në shtëpi. Dua jonë në Prishtinë”, ka shkruar Çeku në përshkrimin e postimit të tij.
Festivali “Sunny Hill” është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon, duke sjellë në Prishtinë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe duke promovuar imazhin e Kosovës si një qendër e rëndësishme e kulturës dhe muzikës moderne.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje