Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka reaguar pas arrestimit të katër serbëve të cilët u kapën si të dyshuar për destabizilimin e vendit.
Ai tha se edhe këtë herë djem e vajza triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe duke zbuluar dhe parandaluar operacionet e tyre famëkeqe.
“Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë. Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheu”, ka shkruar Graishta në Facebook.
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën