Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka folur në lidhje me sekuestrimin e mbrëmshëm të një veture me targa serbe në Zveçan, në të cilën u gjet armatim, që dyshohet se do të përdorej për sulm terrorist.
Hoxha ka njoftuar se mbrëmë u gjet një sasi e konsiderueshme e armatimit, duke shtuar se disa nga granatat e kapura ishin prodhim i Serbisë i vitit 2021 dhe dyshohet se të llojit të njëjtë u përdorën edhe në sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj.
“Pjesa dërmuese e armatimeve janë prodhim i Serbisë, vlen të theksohet se 15 prej tyre nga viti 2021, ekziston dyshimi se lloji i njëjtë i granatave janë përdorur në sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj, në Zveçan”, ka thënë Hoxha në një konferencë për media./kk
lexo edhe:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...