Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani, në një shkrim të bërë në Facebook ka treguar se si e ka shpëtuar një fëmijë 7-vjeçar në plazhin e Durrësit.
Lenjani ka thënë se nuk ka gjë më të bukur se sa të shpëtohet jeta e një fëmijë.
Ai ka përshkruar në hollësi veprimet të cilat i ka ndërmarrë kur ka dëgjuar se fëmija ka pësuar goditje nga rryma elektrike.
Shkrimi i plotë:
“Në mesditë në plazhin e Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës ndodh një ngjarje aksidentale kur fëmija 7-vjeçar pëson goditje nga rryma elektrike. Dëgjojë bërtimat e familjarëve,vrapojë menjëherë të shoh se çka po ndodhë dhe pa humbur kohë marrë masat e menjëhershme duke larguar nga zona e rrezikshmërisë fëmijën e aksidentuar, duke vendosur viktimën në një zonë më të sigurt.
Fillojë menjëherë me masat emergjente specifike BLS-ABC tek goditja elektrike në vendin e ngjarjes: për 1 minutë vlerësim i shpejtë i shenjave jetësore 5 minuta BLS-ABC dhe pas stabilizimit të shenjave jetësore 4 minuta transport me kujdes deri në njësinë e kujdesit urgjent afër plazhës. Pas vlerësimit nga stafi mjekësor i njësisë të ndihmës së parë fëmija urgjent transportohet në spitalin e Durrësit për trajtim të mëtutjeshëm.
Përgëzojë stafin mjekësor të njësisë së Durrësit për profesionalizëm dhe qasje të shpejtë emergjente.
Ju falënderojë shumë kolegë dhe urojë suksese në vazhdimësi në profesionin tuaj të shenjtë”.
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri