Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicën e Jugut është konfiskuar përkohësisht një veturë pasi që shoferi e ka drejtuar automjetin nën masën mbrojtëse.
“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të shkaktuar më herët”, thuhet në njoftim.
Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë shoferit për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj./Arbresh.info
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...