Policia e Kosovës ka gjobitur një 44 vjeçar në Ferizaj, i cili po drejtonte veturën me afat skaduar të regjistrimit.
Ndaj të njëjtit policia ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 200 euro dhe ia konfiskoi veturën.
“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 17.04.2024 rreth orës 13:11 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinës, saktësisht në fshatin Babush ka ndaluar shoferin B.S (M/K) i moshës 44 vjeçar, i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020.Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro dhe ia konfiskoi veturën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje në njoftim policia apelon apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit./Arbresh.info/



Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...