Dreçun: Kosova po e kompleton ushtrinë me ndihmën e NATO-s

14:34 | 12 Qershor 2021

Kryetari i të ashtuquajturit Komiteti Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun thotë se Kosova po e kompleton ushtrinë e saj me ndihmën e plotë të NATO-s.

Dreçun tha se NATO si organizatë duhet të ketë pozicion neutral ndaj Kosovës sepse disa vende anëtare të saj nuk e njohin Kosovë, megjithatë sipas tij s’ka dyshim se NATO me përkrahje të plotë po ndihmon në transformimin e FSK-së për tu bërër ushtri, shkruan Tanjug.

Ai tha se transformimi i FSK-së po hyn në vitin e tretë por që ajo do të duhej të ishte një organizatë civile dhe jo një formacion ushatarak.

Sipas Dreçunit plani i FSK-së është deri në vitin 2027 të bëhet ushtri e rregullt me 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervistë.

“Ajo që është e re dhe më pak e njohur për publikun është se një plan i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është hartuar për burrat e moshës 19 deri 34 vjeç dhe i njëjti plan do të jetë vullnetar për gratë. Ata presin që në vitin 2028, kur do të futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, potenciali i tyre i rekrutimit është 180,000 njerëz “, tha Dreçun.

http://www.tanjug.rs/full-view.aspx?izb=660758

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara