Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vlerësuar shumë pozitive dhe në kohë të duhur procedimin nga Qeveri për miratim parlamentar të tri projektligjeve bazike për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
DPMS i AAK-së thotë se është i angazhuar dhe përcjellë me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me procesin e transformimit të FSK- së në Forca të Armatosura të Kosovës.
“Veprimet e tilla proaktive të Qeverisë, në koordimin me partnerët strategjik të FSK-së NATO-n dhe SHBA-të, po realizojnë infrastrukturën e plotë ligjore për krijimin e Ushtrisë, si komponent kryesor të sigurisë për garantimin e sovranitetit dhe paqes duke ruajtur direkt mjedisin e sigurisë në Kosovë, rajon dhe kapacitetet ushtarake për misione paqëruajtëse në botë. DPMS i AAK-së i mirëpret të gjitha angazhimet shtetërore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA-në dhe NATO-n, për gatishmërinë në ofrimin e mbështetjes strategjike, aspekteve teknike ushtarake dhe logjistike në interes të misionit të ri të FSK-së”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij departamenti, nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente, gjetja e një opsioni të koordinuar formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijim dhe transformim të plotë.
Qeveria e Republikës të Kosovës me votë unanime ka miratuar tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me mision dhe detyra shtesë sic është Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...