Sot degët e partive politike të Suharekës do ta dorëzojnë peticionin e nënshkruar nga qytetarët e kësaj komune për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Në ora 09:30 do të ketë takim në Kuvend mes Komunës së Suharekës dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka njoftuar Zyra për Informim.
Ky peticion u iniciua nga kryetari Muharremaj, ndërsa erdhi pas kërkesave të qytetarëve Suharekës, pas vrasjes së të riut nga kjo komunë Jetmir Aliaj në vendin e tij të punës, në kazino.
Ai u përkrah edhe nga komuna tjera si Lipjani, Rahoveci, Vushtrria e Gjakova.
Sipas kryetarit Muharremaj, peticioni u nënshkrua nga mbi 11 mijë qytetarë.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X