Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen në Gradicë të Drenasit

10:05 | 6 Prill 2021

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë  në fshatin Gradicë të Drenasit, ku është vrarë një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, shkruan arbresh.info.

Zëdhënësja e P0licisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për arbresh.info, se sot rreth orës 08:30 është dorëzuar në Polici i dyshuari për vrasjen e ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit.

i dyshuari është 54 vjeç me inicialet XH.B.

“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”Mbrëmë ka mbetur i vrarë një person dhe një tjetër është plagosur në fshatin Gradicë të Drenasit.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara