Koalicioni e “Zeza mbi të Bardhën”, ka dorëzuar në Kuvend nismën për votëbesimin e Qeverisë.
Iniciativa është nënshkruar nga anëtarët e këtij koalicioni, që janë Partia Socialdemokrate (SDP), Social Demokratët (SD), Partia Boshnjake (BS), Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar dhe disa anëtarë të partisë demokratike socialiste (DPS), shkruan “Vijesti”.
Në mesin e nënshkruesve nuk janë deputetët e Malit të Zi Demokratik, të Frontit Demokratik, të Partisë Popullore Socialiste (SNP).
Koalicioni “E zeza mbi të bardhën” në një konferencë për shtyp më 17 janar, propozoi një model të një qeverie të pakicës, në të cilën kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, që është zëvendëskryeministër aktual i Malit të Zi, tha se nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik dhe Partinë Demokratike të Socialistëve.
Në konferencën për media, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se Qeveria minoritare është mashtruese.
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...