Bashkia e Tiranës edhe zyrtarisht është bërë sponsor zyrtar i festivalit të filmit “Doku Fest” që mbahet çdo vit në Prizren.
Kjo ende pa u bërë as 24 orë prej zhvendosjes së festivalit muzikor “Sunny Hill, nga Prishtina në Tiranë.
Kjo u bë e ditur nga kryetari Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Doku Fest” është një festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër që mbahet në qytetin e Prizrenit, dhe mbahet çdo vit gjatë muajit gusht.
U themelua në vitin 2002. Që atëherë festivali është rritur në një ngjarje kulturore që tërheq artistë dhe audiencë ndërkombëtare dhe rajonale.
Filmat shfaqen gjatë gjithë festivalit tetë-ditor dhe shoqërohen me programe, aktivitete dhe punëtori.
Në vitin 2022, Dokufest u bë një festival filmi nominues për Çmimet e Filmit Evropian në dy kategori, film me metrazh të shkurtër dhe film dokumentar. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër