Dogana e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndryshme në pikën kufitare në Bërnjak, ku janë evidentuar dy raste të mjeteve monetare të padeklaruara.
Pas kontrollimit, dy personave i janë gjetur shuma mbi 10 mijë euro, përcjell Arbresh.info.
“Rreth orës 14:20, në hyrje të PKK Bërnjak, ka arritur një automjet në të cilin gjendeshin dy persona: vozitësi dhe një pasagjer. Gjatë një kontrolli rutinor, për shkak të dyshimeve, automjeti u selektua për kontroll në vijën e dytë. Zyrtarët doganorë pyetën palët nëse kishin diçka për të deklaruar, ndonjë mall për doganë apo mjete monetare. Pasagjerët u deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit të automjetit dhe pasagjerëve nga zyrtarët e doganës dhe policisë, u zbuluan dy raste me mjete monetare në shumën mbi 10,000.00 €”, thotë dogana në njoftim.
Te personi i parë, dogana bënë të ditur se u gjetën 10,220 €, derisa tek personi i dyte gjetën 10,100 €.

“Pas zbulimit të rasteve, u njoftuan zyrtarët e hetuesisë, të cilët erdhën në vendin e ngjarjes dhe intervistuan palët. Për rastet në fjalë u njoftua prokurori i shtetit. Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-096, palëve u konfiskua 25% e mjeteve monetare, ndërsa 75% e mjeteve monetare u ndaluan përkohësisht me urdhër të prokurorit”.

Dogana e Kosovës bënë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme, duke garantuar sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit tonë. /Arbresh.info
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit