Dogana ka njoftuar se gjatë kontrollës në një njësi tregtare në Gjilan, janë sekuestruar disa pajisje elektronike, përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion te vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit.
Bëhet e ditur se pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu