Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, po merr pjesë në takimin vjetor të Drejtorëve të Doganave të Rajonit të Evropës në Organizatën Botërore të Doganave.
Në njoftim thuhet se në fokus të diskutimeve janë zhvillimet strategjike, modernizimi i doganave (Plani i WCO-së), dhe Plani Strategjik 2025-2028, përcjell Arbresh.info.
Takimi shërben gjithashtu për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.
“Gjatë këtij takimi, z. Llugaliu ka zhvilluar takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme, duke rënë dakord për vizita të ardhshme në Kosovë për të konkretizuar bashkëpunimin në fusha si digjitalizimi dhe lufta kundër kontrabandës. Pjesëmarrja jonë rikonfirmon angazhimin për një doganë moderne dhe të integruar në rrjetet ndërkombëtare të sigurisë dhe tregtisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...