Sërish ka reaguar presidenti i RS në Bonsje e Hercegovinë. Këtë herë ai tha se vizita e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Sarajevë, ka poshtëruar Republikën Serbe.
Ai është lëshuar edhe në dezinformim duke thënë se serbët në Kosovë “janë populli më i rrezikuar në Evropë”. Në deklarata nxitëse të tilla, është lëshuar edhe nënkryetari serb i Këshillit të Ministrave, Stasha Kosharac.
Kryetari i enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, e ashtuquajtur Republika Serbe, Millorad Dodik ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Sarajevë është një “provokim i hapur, një fyerje për të gjithë serbët” dhe një konfirmim se Sarajeva po përdoret si platformë për zbatimin e politikave “që nuk kanë të bëjnë me paqen, bashkëpunimin dhe respektimin e të drejtave”.
“Vizita e Albin Kurtit në Sarajevë nuk është as një gjest vullneti i mirë dhe as një kontribut për stabilitetin rajonal. Është një përpjekje tjetër për të delegjitimuar popullin serb dhe për të poshtëruar Republikën Serbe”, ka shkruar Dodik në rrjetin social X.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...