Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin Prelez të Ferizajt është një rast i dhunës në familje .
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.H (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij me inicialet H.H ( M/K) i moshës 70 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e policisë, shkruan arbresh.info.
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...