Djali i Elon Musk e vjedh vëmendjen e të gjithëve gjatë një prezentimi për Starship

18:10 | 21 Nëntor 2021

Krijuesi i SpaceX, Elon Musk, gjatë të mërkurës në një prezentim virtual që kishte, e pati nën shoqëri edhe djalin e tij, X AE A-Xii.

Musk prezentimin e pati për Akademinë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë dhe foli për anijen kozmike, Starship.

Por, vëmendja në prezantim ishte e vështirë të mbahej pasi djali i tij e tërhoqi vëmendjen me sjellje karizmatike.

Ai i përshëndeti të gjithë duke u thënë “tung” si dhe luante me duart e tij. Por për pak minuta erdhi dikush nga ekipi i Musk dhe e mori atë, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

Më pas prezantimi vazhdoi ashtu siç ishte menduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara