Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve (IDEI), e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute në vitin 2013.
Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të pandëshkueshmërisë. Kjo rezolutë dënon të gjitha sulmet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.
Ajo gjithashtu nxit shtetet anëtare të bëjnë çmos për të parandaluar dhunën kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave, për të siguruar përgjegjshmëri, për të sjellë para drejtuesve autorët e krimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe të sigurojnë që viktimat të kenë qasje në mjete të përshtatshme juridike.
Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve u zgjodh si datë në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve francezë në Mali, më 2 nëntor 2013./rtk
Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjith...
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e...
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e drejtuesit të ...
Sttutgarti ankohet për pritjen në Serbi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas...
Xheneta shkon në nominim të përhershëm për shkak të ofendime...