Pas problemeve të brendshme që dolën në pah ditë më parë, Vetëvendosje ka ftuar për sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nga ora 11:30.
Sipas njoftimit të kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni, kërkesat e përsëritura për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë, në të cilën, pos të tjerash do të merrej edhe vendimi për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, për të bërë edhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk patën marrë përgjigjen e kërkuar.
Mirëpo, në mbledhjen e sotme nuk do të marrin pjesë disa nga personalitetet më të rëndësishme të partisë. Pasi nuk janë deklaruar, në mbledhje nuk pritet të jenë të pranishëm vet i pari i partisë, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, shkruan Ekonomia Online.
Kurse në anën tjetër janë i ashtuquajturi “Krahu i Albinit”, të cilët edhe e kanë thirrur mbledhjen e si Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Arbër Zaimi, Sali Zyba, Xhelal Sfecla, etj.
Kujtojmë se deputetë të Vetëvendosjes u aktivizuan të enjten gjatë seancës plenare që të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm. Ishte Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu që shkuan te secili deputet për t’i kërkuar nënshkrimin.
Po ashtu, që nga bërja publike e problemeve në parti dhe dhënia e një interviste të kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, kjo parti në komunikatat e lëshuara asnjëherë nuk i është drejtuar Ymerit me postin “kryetar”. Po ashtu, vlen të përmendet se ishte fyrja e Aida Dërgutit për Albin Kurtit që ia kishte bërë në një grup në Viber, ajo që nxiti reagime të shumta tek të gjithë.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje