Diplomuan mjekët e parë të FSK-së në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi

10:17 | 18 Qershor 2021

Në Universitetin Shkencave Mjekësore, gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, u mbajt ceremonia solemne e diplomimit ku në mesin e 112 studentëve, diplomuan edhe katër kadetë të FSK-së, ku pas gjashtë vjet studimesh morrën titullin Doktor i Përgjithshëm si dhe gradën ushtarake Nëntoger.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se ” i pranishëm në ceremoni ishte edhe Atasheu i Mbrojtjes në Ankara, kolonel Bekim Osmani, i cili në emër të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore për mbështetjen që ky institucion ka dhënë dhe vazhdon të jep për FSK-në’.

Tutje, në njoftim thuhet se me këtë sukses, FSK-së i shtohen kapacitetet profesionale mjekësore ushtarake në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbështetjes operacionale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara