Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në Ferizaj.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00, shkruan arbresh.info.
Në raport thuhet gjithashtu se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për asnjë person të lënduar.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Pk-së./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës