Një kamionetë e tipit Sprinter Mercedes, është djegur pasdite sot në tërësi. Kamioneta ishte duke lëvizur në autostradën Prishtinë-Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Ju njoftojmë se patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka parë një kamionetë të tipit Sprinter Mercedes se është djegur në tërësi. Ajo ka qenë duke lëvizur në drejtim të Prishtinës. Automjeti ka qenë me targa lokale”, ka konfirmuar Kelani.
Shkaqet e djegies së kësaj kamionete ende nuk dihen.
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti