Vendet e Ballkanit po përballen me një valë të nxehti e cila sipas ekspertëve, pritet të sjellë temperaturë 40 gradë Celsius, që nuk janë fort të zakonta për qershorin.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia, duke u kërkuar që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.
“Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në një nga rekomandimet që IKSHPK-ja ka publikuar në rrjetet sociale.
Në të gjithë rajonin ndërkohë, zjarrfikësit po përballen me paralajmërime për më shumë vatra zjarri, teksa vala e nxehtësisë vazhdon intensifikimin.
Në vendin tonë të mërkurën u arrit të viheshin nën kontroll dhjetëra vatra zjarri. Ndërkohë, një sërë banesash u përfshinë nga flakët këto ditë në jug të Kroacisë, ku disa zona ende po përballen me pasojat e zjarreve dhe banorët janë detyruar të evakuohen gjatë fundjavës.
Nga kryeqyteti Zagreb në veri, deri në Dalmaci në jug, disa rajone do të jenë në nivelin më të lartë të paralajmërimit për rrezik nga zjarret dhe për probleme shëndetësore për banorët nga i nxehti, thanë autoritetet.
Dhe, në Serbi po ashtu janë lëshuar paralajmërime për shkak të temperaturave ekstreme, teksa të mërkurën në Beograd temperaturat arritën në 38 gradë, ndërkaq një ditë më vonë ato pritet të jenë 39 gradë Celsius.
Kurti takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, shprehu mir...
LDK në Podujevë e propozoi Agim Veliun për deputet, vjen rea...
“Plani i Rritjes”, Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 mi...
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës, vazh...
OVL e UÇK-së thërret për bashkim: Hidhni poshtë çdo përpjekj...
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...