Dhunohet një femër në Ferizaj, ishte zhdukur nga 6 gushti

12:40 | 25 Gusht 2020

Një femër e cila ishte zhdukur nga gjashtë gushti është gjetur dhe është dërguar në polici.

Dyshohet se e zhdukura ishte dhunuar seksualisht nga persona të panjohur.

Lidhur me këtë rast po merret prokuroria.

“Është raportuar se viktima femër, e raportuar si person i zhdukur, është sjellë në polici dhe dyshohet se ka qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bënë të ditur policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara