Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit arreston 5 persona për veprën penale të “Dhunë në familje”.
Duket se pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, ndaj së cilës ishin lëshuar 2 urdhër-mbrojtje, por që policia nuk i kishte zbatuar, tani është vendosur për të arrestuar çdo person që ushtron dhunë në familje.
Arrestohen për “Dhunë në familje”:
– Edmond Agolli, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit, shtetasve S.H., 40 vjeçe dhe E.A., 20 vjeç.
– Ferit Ndreaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.N., 28 vjeçe.
– Sali Bana, 70 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.B., 68 vjeçe.
– Antonio Ruçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.Xh., 27 vjeçe.
– Dritan Krypi, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Xh.K., 42 vjeçe.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”.
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...