Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka ndërmarrë hapa ligjorë, duke e paditur Zyrën e Rregullatorit për Energji, për vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Në një njoftim, DHTIK-ja pohon se vendimi i ZRRE-së është i nxituar, arbitrar dhe i papërgatitur mirë.
“Vendimi është marrë pa konsultime paraprake me palët e interesit, pa një analizë të thelluar të tregut, dhe kjo pos që rrezikon qëndrueshmërinë e bizneseve, rrezikon edhe vendet e punës.
Për më tepër, përkundër deklarimeve publike se tregu është liberalizuar dhe se janë të hapura mundësi të shumta për furnizim, aktualisht është vetëm një kompani – KESCO – e cila po dërgon oferta për furnizim të bizneseve. Kjo bie ndesh me vetë thelbin e liberalizimit dhe e shndërron këtë proces në një monopol të fshehur, duke rritur rrezikun për abuzim me çmime dhe cilësi të shërbimit” thuhet në njoftimin e DHTIK-së.
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...