Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 mijë e 144 persona kundër koronavirusit.
Sipas njoftimit të MSh-së në top 10 e komunave me numrin më të madh të të vaksinuarve ajo e Prishtinës i prinë listës me 1 mijë e 254 persona të vaksinuar gjatë 24 orëve.
Kurse, komuna e dytë në këtë listë është ajo e Gjakovës me 1 mijë e 82 persona të vaksinuar në një ditë.
Ndërkaq, në Prizren janë vaksinuar 1 mijë e 68 persona në 24 orët e fundit, në Ferizaj 783 persona, në Pejë 733 persona, në Mitrovicë 572 persona, në Gjilan 570 persona, në Vushtrri 543 persona, në Suharekë 504 persona dhe në Podujevë 477 persona.
Kurse, deri më sot në vendin tonë 823 mijë e 196 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës dhe 608 mijë e 939 persona janë vaksinuar me të dyja dozat.
Ndërkaq, numri i vaksinave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit është 1,423,135. /arbresh.info/
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...