Dështon edhe seanca e 49-të, të hënën përpjekja e 50-të

11:39 | 19 Korrik 2025
Q L

Ka dështuar edhe seanca e 49-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Dështimi erdhi ashtu si herëve paraprake, pra me mosarritjen e formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë.

Ishte kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ai i cili ndërpreu menjëherë punimet, për të kumtuar se seanca e radhës mbahet të hënën, duke shënuar kështu përpjekjen e 50-të për të funksionalizuar parlamentin.