Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka dëshmuar sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai ka treguar se pas aktit e kishte kërkuar Naimin, dhe të njëjtin e kishte gjetur të shtrirë në hotel madje siç deklaroi, ai kishte porositur edhe drekë në ato momente.
“Pasi e kam thirr në telefon shoferin ai më ka thënë që Naimi gjendet në Swiss. Jemi nisur së bashku me djalin e agjës, djalin e dajës dhe tezakun. Kur kemi shku ne Swiss na kanë thanë që Naimi është në dhomë. Kur shkuam në dhomë Naimi ishte shtritë dhe kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë. Po ashtu kishte porositur edhe drekën. I kam thanë Naim a munum me shku në murg për me pa Liridonën ka thanë jo nuk na lejohet. Pas 10 minutave e kam thirr vet spitalin dhe i kam thanë se nëse janë krye krejt procedurat a mundemi me ardh me pa trupin me thanë që po mund të vish. Kemi shku në murg erdhi edhe Naimi. Kur shkuam në murg aty Naimi tha se ka probleme me zemër dhe nuk di se a mund ta përballoj. Djali i agjës insistoj që me ardh Naimi me pa. Ka ardh deri tek dera dhe vetëm prej derës e ka shiku”, deklaroi Leonard Ademaj para trupit gjykues.
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...