Mbi 2 mijë qytetarë janë infektuar nga gripi sezonal vetëm nga 1 janari i këtij viti, disa nga simptomat e shpeshta janë temperatura e lartë, kollë e dhimbje fyti.
Njëri nga qytetarët thotë se gripin e ka tejkaluar më lehtë, pas përdorimit të disa barnave, dhe marrjes së vaksinës të rekomanduar nga mjeku. Gripi për të ka zgjatur nga një periudhë kohore prej tre javësh.
“Temperaturë kam pasur, kam përdorë kafetinë, aspirina, kam marrë dhe vaksinën dhe e kam kaluar më mirë, gripi më ka zgjatë tre javë”, thotë ai.
Një tjetër u shpreh se ka pasur vetëm kollë, dhe ai mendon se të gjithë gripat kanë qenë lloj Covid-19.
“Vetëm kollë kam pasur pak, përndryshe tjetër gripa jo, për mendimin tim të gjithë gripat kanë qenë lloj Covid-i, por ne bëjmë propaganda, i zmadhojmë gjërat, ajo është tjetër”, u shpreh ai.
Tutje, një qytetarë tjetër thotë se po mundohet që të ruhet nga ky grip sezonal, dhe se po përflitet se është si lloj Covid-i, mirëpo me simptoma tjera.
“Për momentin nuk kam pasur grip, po mundohemi me u ruajt, po flitet që është sikur Covid-19, po pak më ndryshe, me simptoma tjera, po na për momentin nuk e kemi pasur, mirëpo po ruhemi, po rijmë pak më në distancë”, shprehet ai./Rita Jakupi/Arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...