Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka vlerësuar gjendjen aktuale në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Me anë të një postimi në Facebook, Shala thotë se analiza e fundit ka gjetur dobësi dhe sfida të konsiderueshme në këtë kompani publike, shkruan Arbresh.info.
Duke paraqitur të dhëna për KEK-un, deputeti Shala thekson se ka mospërputhje në përformancën prodhuese të energjisë, mes shifrave të planifikuara dhe atyre reale.
“Bazuar në analizën krahasuese të Planit të Biznesit dhe Raportit Vjetor të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), janë identifikuar dobësi dhe sfida të konsiderueshme që kërkojnë vëmendje institucionale dhe mbikëqyrje të shtuar. Mospërputhje në performancën prodhuese të energjisë. Energjia e planifikuar për vitin dymijë e njëzet e katër ishte pesë pikë tetëdhjetë e nëntë milionë megavat, ndërsa prodhimi real ishte pesë pikë dyzet e nëntë milionë megavat”, ka shkruar ai.
Sipas tij, këto devijime këto devijime sinjalizojnë ngecje në qëndrueshmërinë prodhuese dhe planifikim të dobët operativ./Arbresh.info/
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Ardian Osmanit, i cili...
Irani pretendon se ka goditur qendrën e Mossadit
Gjykata lë në burg Erion Veliajn, SPAK paraqet prova të reja...
Osmani pritet me nderime ushtarake në Hungari
Guri ironizon Pecin për pushimet verore: Janë me kalu kohë m...
Limaj: Situata politike në Kosovë është skandaloze