Deputeti Pacolli: Lajmi për vdekjen e Demaçit është një pikëllim për të gjithë kombin shqiptar

21:50 | 26 Korrik 2018

Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli në një koment në profilin e tij në facebook ka shkruar se lajmi për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi përben pikëllim për kombin shqiptar në tërësi.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Lajmi për vdekjen e shkrimtarit, politikanit dhe mbi të gjitha veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi është një lajm i pikëlluar jo vetëm për familjen e tij po për tē gjithë kombin shqiptar, andaj duke shprehur dhimbjen time i shprehi edhe ngushëllimet e sinqerta familjes bashkēveprimtarëve, miqëve dhe shokëve të tij.
Lavdi jetës dhe vepres së tij
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara