Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu janë përplasur sot verbalisht, për çështjen e mbajtjes së maskave në Kuvend si pjesë e masave antiCOVID-19.
Pasi i është kërkuar ekzekutivit të ketë më shumë rigorozitet në kërkesën për vendosjen e maskave në ambiente të brendshme, ministri Murati tha se kjo është një hipokrizi, pasi në sallën e Kuvendit asnjëri prej deputetëve të PDK-së nuk e ka të vendosur maskën.
“Shumë e lehtë të thuhet që në ambiente të brendshme të kërkohen maskat me rigorozitet. Por po mendoj që kjo pikërisht e vërteton atë që e thash. Këtu ka shumë hipokrizi, i gjithë grupi parlamentar i PDK-së nuk keni maska, asnjëherë s’keni. Kjo është hipokrizia që po flas”, tha ai.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Prandaj kemi pasur katastrofën shëndetësore gjatë verës. Duket se katastrofën shëndetësore do ta kemi edhe në dimër. Pasi për pandeminë po flet ministri i Financave, ministri i Shëndetësinë rri ulur. Ministri del foltore pa maskë dhe mundohet t’i jep këshilla deputetëve”, tha ai./arbresh.info/
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum