Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ka reaguar rreth zhvillimeve të sotme në veriun e vendit, përkatësisht rreth arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Haxhiu, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka lavdëruar Policinë e Kosovës për punën e saj.
Deputeti i PDK’së po ashtu ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje, pas reagimit të saj rreth arrestimit të zyrtarit serb në Mitrovicën e Veriut, pas hyrjes së tij në Kosovë pa leje.
Shkrimi i Haxhiut:
Policia e Kosovës sot ishte në nivelin e detyrës së saj, për çka i përgëzoj!
Por sot me komunikatën e tyre politike LVV ishte nën çdo nivel të pritshëm! Prandaj me të drejtë pyes: Ku u shkrua komunikata e LVV-së, në Prishtinë apo në Beograd?!
Sot kur u dëshuma forca e shtetit, kur policët tanë me shumë mund e sakrificë zbatuan detyrën shtetërore në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë së Kosovës, LVV e quan spektakël veprimin e shtetit të vet.
Nga ky sinkronizim i LVV-së me deklaratën e Vuçiqit për Asociacionin?
Sot për Asociacionin folën vetëm Vuçiqi e LVV, madje këta të fundit ia kaluan Vuçiqit me mohim të shtetit të Kosovës. Sepse Vuçiq e pranoi që ishte aksion i organizuar i fuqishëm, ndërsa LVV e quan “spektakël”!
Edhe vendosja e sovranitetit më 25.07.2011, në pikat kufitare 1 dhe 31 për LVV paska qenë spektakël.
Heroi Enver Zymberi ra në detyrë në mbrojtje të sovranitetit, jo për “spektakël”!
“Spektakël” sot bër një deputet i LVV në Krushe, “spektakël” të ndytë bëri LVV në Kuvend, duke hedhur gaz lotësjellës dhe duke goditur po këta policë që arrestuan Marko Gjuriqin.
Këtë linjë të Albinit unë me kohë e kam demaskuar, e sot po e sheh e tërë Kosova!!!.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet