Haxhi Avdyli, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, në një prononcim për “Zërin”, ka thënë se pikërisht ky tension i krijuar po i konvenon partisë në pozitë, PDK-së dhe si arsye e kësaj mund të jetë edhe Gjykata Speciale, porse qëllim kryesor i tyre është që para ndërkombëtarëve të paraqiten si zgjidhës të krizave.
“Tensionimi i situatës po i konvenon PDK-së, arsyeja mund të jetë edhe Gjykata Speciale dhe bllokada tani e Kuvendit që nga ata ka filluar, sepse tensionimi i situatës u konvenon atyre në mënyrë që pastaj të dalin edhe krijues të krizave, por edhe zgjidhës të krizave, edhe të paraqiten para ndërkombëtarëve si njerëz të cilët e stabilizojnë situatën në Kosovë, arsyet ata i dinë, por këto bllokada të Kuvendit, si ajo e djeshmja dhe ajo e sotmja nga ana e tyre meqenëse e kanë shumicën, por kjo gjë është një sinjal i keq për Kosovën”, ka thënë deputeti Abdyli.
Sipas tij, agjenda politike e Kosovës është shndërruar në agjendë personale dhe grupore dhe kjo gjë duhet të ndërpritet sa më shpejt.
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...