Deputeti nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu përmes një postimi në facebook ka reaguar pas takimit në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Haxhiu tha se në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurti dhe Vuçiçi nuk është përmendur fati i personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Janë edhe 1639 persona të pagjetur në Kosovë, familjeve te të cilëve Albin Kurti duhet t’iu kërkojë falje, sepse manipulojë me vite me ndjenjat e tyre. Me ba marrëveshje me Serbinë pa a permendur zbardhjen e fatit të të pagjeturve është turp”, ka shkruar Haxhiu.
Marrëveshje pa njohje të ndersjelltë, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturëve, me Zajednicë brenda në të, është e papranueshme, është huqje e madhe negociatore në dialog./arbresh.info
Ja dhe postimi i plotë i Haxhiut:
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...