Kuvendi i Kosovës të mërkurën bën një muaj prejse nuk ka mbajtur seancë.
Të mërkurën do të bëhet një muaj prejse Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë, ndonëse shumë projektligje, ligje e rezoluta vazhdojnë të presin për shqyrtim dhe për votim.
Përgjatë katër muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbushë as 13% të agjendës legjislative, shkruan gazeta “Zëri”.
Ndonëse shumë projektligje, ligje e rezoluta vazhdojnë të presin për shqyrtim dhe për votim, Kuvendi i Kosovës të mërkurën bën një muaj prejse nuk ka mbajtur seancë.
Përgjatë 4 muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbushë as 13% të agjendës legjislative. Përderisa më shumë se gjysma e projektligjeve dhe e ligjeve të agjendës së Kuvendit janë ende në pritje për t’u futur në procedurë.
Keqmenaxhimi i dhe mosplanifikimi i mirë i punës së Kuvendit janë arsyet se pse po vazhdon të ngecë puna e kësaj legjislature, e cila po vlerësohet të jetë më e dobëta që nga paslufta.
Nga koalicioni qeverisës thonë se edhe pse nuk ka pasur një muaj seancë, nuk është ndier ndonjë mungesë e jashtëzakonshme. ndërsa opozita e ka parë si shqetësim mbajtjen e seancave kaq rrallë.
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të...
Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Irani raporton për 57 të vrarë nga sulmet në Teheran
Putin e quan vrasjen e Khameneit një “vrasje cinike” që shke...
Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar nga god...