KRU ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët se, gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës përgjatë punimeve të tyre në sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion gizë të vjetër, tubacion i ujit ky, që kalon nën objekte banimi.
Për këtë shkak jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
Lagjet e prekura janë: “ Ddodona”,”Tophane”, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga” Haxhi Zeka” në Prishtinë.
KRU ”Prishtina” sh.a. ka dërguar ekipet e veta të mirëmbajtjes së rrjetit të ujit në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin edhe në këto çaste.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartë cekura! /Indeksonline
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje