Kryetari i i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, gjatë mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm të partisë tregoi kohën që sipas tij, do të ndodh korrigjimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Jeremiq tha se kjo do të ndodh në fillim të vitit 2019, pasi që presidentët e të dyja vendeve do ta prezantojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në tremujorin e parë të muajit të ardhshëm.
Sipas tij, edhe pse presidenti, Aleksandar Vuçiq nuk e ka përkrahjen e popullit serb për këtë ide, përsëri vazhdon ta mbështesë korrigjimin e kufijve, transmeton lajmi.net.
Siç thotë ai korrigjimi nënkupton një mundësi që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).
Madje siç u shpreh Jeremiq, “korrigjimi është edhe fillimi i krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe,”.
“Në të drejtën ndërkombëtare, nuk ka asgjë që mund të parandalojnë dy anëtarë të OKB-së të bashkohen në një shtet të vetëm. Kur flasim për Shqipërinë e Madhe, i’u them se është rrezik i afërt dhe real”, tha ai. /Lajmi.net/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos