Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie përmes një video-incizimi ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan arbresh.info
Me këtë rast ambasadori ka kërkuar nga deputetët e zgjedhur që të krijojnë institucionet e mos ta zgjasin bllokadën, sepse nuk e meritojnë një gjë të tillë qytetarët e Kosovës.
“Të dashur qytetarë. Janë bërë dy muaj e gjysmë që nga zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në muajin qershor. Mendoj se është kohë e gjatë për Kosovën për të mos pasur qeveri. U bëj thirrje të gjithë 120 anëtarëve të Parlamentit, të kuptojnë dhe të implementojnë përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve që i zgjodhën ata dhe të krijojnë institucionet qeveritare sa më parë të jetë e mundur. Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë më pak. Ka shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet punuar, dhe duhet një qeveri për këtë. Me fat ju qoftë Bajrami të gjithë juve”, është shprehur ambasadori Delawie./arbresh.info
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/2089094324450045/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026